Sunday, December 1, 2024

(Video) Vllaznia e volej meshkuj, e mbyll me Kupën e Shqipërisë. Përqëndrimi tashmë tek Liga “Gjergj Kastrioti”, Shqipëri-Kosovë

Lexo

Një dhjetor jo pozitiv e ka quajtur trajneri i Vllaznisë në Volejboll meshkuj, Artan Kalaja, muajin e fundit të vitit 2023. Pasi, sipas tij, në këtë muaj rezultatet e ekipit të tij në Kupën e Shqipërisë nuk ishin të duhurat, sidomos dy humbjet e para në Korçë ndaj Skënderbeut dhe e dyta në Shkodër me Erzenin e Shijakut, të cilat sollën pamundësinë e kualifikimit në finalet e Kupës së Shqipërisë.

Ky ishte prononcimi i trajnerit kuqeblu Artan Kalaja, pas humbjes 1 me 3 të pësuar në pallatin e sportit, “Qazim Dervishi”, me ekipin shijakas, Erzeni. Nga ana tjetër, trajneri shijakas, Ilia Koja, ekipi i të cilit së bashku me Skënderbeun, kanë siguruar finalen, shprehet i kënaqur me fitoren.

Ndërkohë, Vllaznia e volej meshkuj, tashmë vazhdon konkurimin në Ligën e përbashkët, Shqipëri-Kosovë, “Gjergj Kastrioti”, ku pas dy humbjeve të para me dy ekipet kosovare, 3-1 me Ferizajn dhe 3-2 me Skënderbeun e Lipjanit, ndeshjen e tretë do ta luajë përballë Partizanit.

(Video) Prononcimi  i  trajnerëve kundërshtarë të volejbollit meshkuj, Artan Kalaja(Vllaznia), Ilia Koja(Erzeni), si dhe pamje nga ndeshja, Vllaznia-Erzeni 1-3. Kupa e Shqipërisë

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img