Një ndeshje e madhe boksi do të transmetohet drejpërdrejt në Radio televizionin Shqiptar të shtunën e 10 shkurtit. Kampioni shqiptar, Jurgen Uldedaj do të sfidojë në Londër në “York Hall” francezin John Franck Mendy për titullin “IBO Mediterranean Cruiserëeight”, në një sfidë që do të transmetohet në RTSH Sport prej orës 17:00.
I lindur në Shqipëri dhe me banim në Gjermani, 26-vjeçari Jurgen Uldedaj po shkëlqen në skenën e boksit profesionit, ku deri më tani ka koleksionuar 15 fitore (6 prej tyre me Knock Out) dhe 1 humbje në 16 ndeshje të zhvilluara.
Uldedaj bën paraqitjen e tij të dytë në York Hall të Londrës dhe paraqitjen e tretë në Mbretërinë e Bashkuar dhe biletat për këtë takim janë shitur si asnjëherë më parë brenda 24 orësh.
Boksieri shqiptar ka spikatur në kategoritë ËBC dhe ËBO dhe tashmë synon që të hedhë një hap të madh në karrierë. Mund të ndiqni këtë ndeshje të madhe boksi drejtpërdrejt në RTSH Sport të shtunën e 10 shkurtit duke nisur nga ora 17:00.