Saturday, May 11, 2024

(Video) Qatip Osmani: Respekte Edi Martinit, por Vllaznia ka në objektiv, vetëm tre pikët për sfidën e së shtunës ndaj Teutës

Lexo

Vllaznia, kërkon të lërë pas dy barazimet e fundit me Partizanin dhe Laçin dhe të kthehet tek fitorja këtë të shtunë në përballjen me Teutën e Durrësit, takim i vlefshëm për javën e 23-të të Abissnet Superiore që do të luhet në orën 17:00 të pasdites së shtunë, në stadiumin “Loro Boriçi”. Një gjë të tille e deklaron edhe trajneri Osmani gjatë konferëncës për shtyp dhënë me gazetarët shkodranë, teksa thotë se skuadrë është e mobilizuar për të bërë më të mirën e mundshme në fushën e lojës.

Pozitive për skuadrën është se me përjashtim të Salës që është i penalizuar me katër kartonë verdhë, i gjithë kontigjenti tjetër është i gatshëm për lojë, duke përfshirë edhe dy blerjet e reja të merkatos së janarit.

I pyetur se përballë ka një trajner të njohur si shkodrani Edi Martini, profesor Qatipi flet me konsideratë për trajnerin kundërshtar, por nga ana tjetër, shpreh vendosmërinë e tij dhe të skuadrës në tërësi, e cila është e karikuar për fitore.

Ndër të tjera, trajneri Osmani, flet edhe për tifozërinë duke e konsideruar si shumë të rëndësishme rikthimin e tifozëve kuqeblu, të cilët i quan një mbështetje e madhe për skuadrën.

(Video) Prononcimin e plotë të trajnerit Qatip Osmani, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img