Friday, April 26, 2024

Boks Profesionist-Kristian Demaj rikthehet në ring për Titullin e Kampionit të Europës UBO

Lexo

Boksieri profesionist, Kristian Demaj do të rikhehet në ring me datë 4 dhjetor në një ndeshje që vlen për Titullin e Kampionit të Europës UBO. Bëhet fjalë për një Turne Ndërkombëtar boksi i planifikuar për t’u zhvilluar në Tetovë të Maqedonisë së Veriut.

 

Lajmin e bën të ditur vetë boksieri shkodran, Demaj, përmes një postimi në rrjetin social FB. “Me datën 04.12.2021 në Tetovë, Maqedoni do të zhvillohet ndeshja ime e rradhes në Boksin Profesionist.

Ndeshja do të jetë për Titullin e Kampionit të Europes UBO. Me 04.12.2021 do të sjellim në Shqipëri Gjerdanin e Kampionit Europës.”, shkruan kampioni Demaj.

Sipas organizatorëve, ndeshja e Kristian Demajt, është pjesë e aktivitetit që do të zhvillohet  në nderim të ish boksierit të ndjerë Besim Kabashit, kampionit të madh shqiptar që përkujtohet me rastin e 10 vjetorin e ndarjes nga jeta.

mir se të vini

Nga sa bëhet e ditur do të jenë 10 dyluftime të ringut tetovar me boksierë nga Evropa, Azia dhe Amerika. Krahas boksimit të shkodranit, Kristian Demaj, në ring do të ngjitet edhe një boksier tetovar, Lulzim Ismaili, që do të mbrojë titullin e tij për intercontinental të WBF.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img