Friday, March 29, 2024

Isak dhe Isa Bala, fitues të medaljeve, argjendi bronzi në Kampionatin e 30-të Ballkanik të Atletikës për veteranë

Lexo

Kampionati Ballkanik i atletikës për veteran, i 30-ti për nga radha, zhvilluar në qytetin e Korçës kishte në përbërje të tij edhe emrat e njohur të sportit shkodranë, Isak Bala dhe Isa Bala. Që të dy, babë dhe djalë, duke konkuruar i pari në disiplinën e kërcimeve, së gjati dhe 3 hapsh dhe i dyti në hedhje gjyle fituan medalje argjendi dhe bronzi.

Isak Bala, me një karrierë të gjatë si sportist kampion me Vllazninë, dhe sidomos në detyrën e trajnerit, nga duart e të cilit kanë dalë me dhjetra kampionë dhe rekordmenë të atletikës shqiptare, prej disa vitesh është bërë pjesë e aktiviteteve kombëtare dhe ndërkombëtare të sportit të atletikës për veteranë.

Aktualisht duke konkuruar në kategorinë e moshës, nga 75 deri në 80 vjeç, konkurenca në garë ishte shumë e madhe, pasi për herë të parë bëhet me një pjesëmarrje kaq massive me mbi 720 atletë nga Ballkani, Evropa, Kosova dhe Shqipëria. Konkretisht në garën e disiplinën e kërcimeve, Isak Bala u përballë me rivalitetin e atletëve me emër të rajonit, të cilët kisahin muaj që përgatiteshin për këtë aktivitet.

Sipas tij, pjesëmarrja e tij në këtë ballkaniadë nuk ishte me formën e tij të duhur sportive, kjo edhe për faktin se ai vinte pas një periudhe të përfshirë në problemet Covid 19, por që gjithësesi ia doli të jetë fitues i medaljeve të argjenda në kërcim së gjati dhe tre hapësh.

Interesant është fakti që në këtë kampionat mori pjesë edhe Isa Bala, djali i Isak Balës. Ai i përket sportit të peshëngritjes, ku edhe rekordet e tij të peshave të rënda janë akoma në fuqi të pa përmirësuara nga brezi i sotëm. Me mirëkuptimin e organizatorëve, Isa Bala përfaqësoi Shqipërinë në garën e hedhjes së gjyles duke u renditur i treti, ku edhe u nderua me medaljen e bronztë.

Përpos, Isak dhe Isa Balës që konkuruan në Kampionatin e 30-të Ballkanik të atletikës për veteran, pjesë e familjes sportive “Bala” është edhe Besnik Bala, djali tjetër i Isakut, kampion dhe rekordmen në garat e shpejtësisë me Vllazninë, i cili aktualisht jeton me familjen e tij në Finlandë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img