Sunday, May 12, 2024

Boks-Vështirësitë financiare, kryetrajneri shkodran Zef Gjoni paralajmëron shkrirjen e ekipit kuqeblu

Lexo

Boksi shkodran është në prag të dy aktiviteteve shumë të rëndësishme, kampionatin kombëtar të kategorisë të rinj-rritur dhe më pas edhe të rritur, aktivitete këto që janë planifikuar të zhvillohen në qytetin e Vlorës. Por, ndërkohë që proçesi stervitor  është në kulmin e tij, ekipet e Vllaznisë rrezikojnë seriozisht pjesëmarrjen e tyre në aktivitet për arsye të mungesës së anës financiare. Shqetësimin në fjalë e përcjellë kryetrajneri i Vllaznisë dhe ekipit kombëtar, Zef Gjoni.

Përmes një konference për shtyp dhënë për gazetarët shkodranë, tekniku i dorezave të boksit bën të ditur ekipi i tij për të rinj të rritur nuk ka buxhet për të përballuar pjesëmarrjen në kampionat. Shqetësimin në fjalë, Gjoni dhe kolegët e tij të stafit teknik e kanë ngritur pranë strukturave përkëtëse që mbulojnë sportin në Bashkinë Shkodër, por ka gjetur mbështetjen e duhur.

Kohët e fundit, qeveria shqiptare ka nxjerrë një vendim për t’i shndërruar të gjitha disiplinat sportiveve në shoqata më vete në formë vetadministrimi, gjë që e pranon edhe vetë trajneri Gjoni, por për të një gjë e tillë është e parakohshme, sepse mungojnë financimet. “Po është e vertetë që na është kërkuar një gjë e tillë, dhe ne në fakt si Vllazni e kemi përgatitur të gjithë dokumentacionin në fjalë, madje duke shpenzuar personalisht jo pak nga ana financiare në organet kompetente, por nuk ka asnjë interes nga bizneset e Shkodrës për një formulë të tillë mbështetëse”, thotë trajneri Gjoni.

Sipas Gjonit, udhëzimi i dhënë nga qeveria shqiptare për organizimin dhe funksionimin e shoqatave sportive, vetem në Shkodër po aplikohet, sepse në të gjitha bashkitë e tjera të vendit ekipet e boksit vazhdojnë të trajtohen në mënyrë të rregullt si më parë.

Në aspektin teknik, trajneri Gjoni pohon se ekipi është në formën e duhur sportive dhe madje me pretendime për titull, por nëse nuk zgjidhet çështja financiare për të mundësuar pjesëmarrjen, gjithçka shkon dëm. Madje, kryetrajneri Gjoni shkon edhe më larg, kur thotë se në këto kushte, boksi e ka shumë të vështirë të mbijetojë dhe me të gjitha gjasat po shkon drejt shkrirjes së plotë, çka do të ishte një fatalitet duke sfomuar gjithë atë traditë dhe rezultate pozitive që Vllaznia e boksit ka regjistruar për vite tëra.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img