Sunday, May 19, 2024

Boks-Vllaznia e nis me tre fitore Kampionatin Kombëtar të Boksit amator. Nesër, dita e dytë, të dielën finalet

Lexo

Ka nisur mbrëmjen e sotme Kampionati Kombëtar i boksit për të rritur, aktivitet që po zhvillohet në pallatin e sportit ” Fahrie Hoti” të kryeqytetit.

Ekipi i Vllaznisë e ka nisur mbarë kur ka realizuar tre fitoret e para nga tre ndeshje të zhvilluara që përmbante kalendari i ditës së parë.

Fitorja e parë ka ardhur në peshën deri në 60 kg. me boksierin Asmir Skutina, i cili mundi rivalin e tij Elvis Llanaj të Apollonisë. Më pas radha për dy boksierët Senad Drini dhe Bekim Vjerdha, që të dy përfaqësues të peshës 86 kg. Drini mundi boksierin e Flamurtarit Renald Bizhga, ndërsa Vjerdha Luis Gjolenën e Tiranës.

Nesër do të zhvillohen ndeshjet e ditës së dytë eleminatore, ndërsa të dielën janë planifikuar të zhvillohen takimet finale që përcaktojnë edhe kampionët individual si dhe ekipin kampion.

Dita e parë, ndeshjet e Vllaznisë:

Pesha 60 kg: Asmir Skutina ( Vllaznia) fiton përball boksierit Elvis Llanaj (Apollonia)

Pesha 86 kg: Senad Drini ( Vllaznia) fiton përball boksierit Renald Bizhga ( Flamurtari)

Pesha 86 kg: Bekim Vjerdha ( Vllaznia) fiton përball boksierit Luis Gjolena ( Tirana)

Në këtë aktivitet, ekipi i Vllaznisë që drejtohet nga stafi i trajnerëve, Zef Gjoni, Lazarin Vila, Besnik Limani dhe Jetmir Kuçi, konkuron me ekip të plotë me synimin kryesor për të fituar trofeun e titullit kampion, i cili do të jete i 25-ti titull për Vllazninë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img