Japoni-Suedi 1-1
Emocione deri në sekondat e fundit dhuroi sfida mes Japonisë dhe Suedisë e cila u mbyll në barazim 1-1.
Një rezultat që i shërbeu plotësisht Japonisë të cilët siguruan kualifikimin për në fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës 2026.
Të dyja skuadrat zhvilluan një ndeshje të luftuar me raste në të dy portat dhe ritëm të lartë.
Suedia kërkoi me ngulm fitoren që do ti jepte biletën për në raundin tjetër por mbrojtja japoneze rezistoi deri në fund duke ruajtur rezultatin që i nevoitej.
Me këtë barazim Japonia e mbyll Grupin F në vendin e dytë me 5 pikë duke iu bashkuar Hollandës në fazën me eliminim direkt.
Ndërkohë Suedia mbetet jashtë turneut pasi e përfundon fazën e grupeve në vendin e tretë me 4 pikë ndërsa Tunizia renditet e fundit pa asnjë pikë.
Fatos LAMAJ


