Portugali-Kongo 1-1(Shënues:Neves 6’/Uisa 45+5’)
Portugali:Kosta,Kanselo,Veiga,Araujo,Mendes(Semedo 71),Vitinja(Ramos 83),Neves,Silva(Konseicao 46),Fernandes,Neto(Leao 71),Ronaldo. Trajner:Roberto Martinez
Kongo:Nzau,Mbemba,Tuanzebe,Kapuadi,Bisaka(Kalulu 85),Mutusami,Mukau(Sadiki 57),E.Kajembe(Pikel 74),Masuaku(J.Kajembe 74),Bakambu(Banza 85),Uisa Trajner:Sebastian Desabre
Portugalia e ka nisur me një hap fals rrugëtimin në Kupën e Botës 2026 teksa është ndalur në një barazim 1-1 përballë Kongos në ndeshjen e parë të Grupit K.
Në një sfidë të luftuar dhe me emocione deri në fund afrikanët arritën të marin një pikë të çmuar ndaj një prej skuadrave favorite të grupit.
Luzitanët e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme duke kaluar në avantazh që në minutën e 6-të.
Pas një aksioni të rrjedhshëm në sulm Neves u gjend në vendin e duhur dhe dërgoi topin në rrjetë duke i dhënë epërsinë Portugalisë.
Pas golit të pësuar Kongo reagoi dhe gradualisht fitoi terren në fushë duke krijuar disa situata të rrezikshme përpara portës portugeze.
Kur dukej se pjesa e parë do të mbyllej me avantazhin minimal të Portugalisë afrikanët goditën në sekondat e fundit të shtesës.
Në minutën e 45+6 Uisa përfitoi nga një moment hutimi në mbrojtjen kundërshtare dhe realizoi golin e barazimit duke bërë që skuadrat të shkonin në pushim në shifrat 1-1.
Në pjesën e dytë Portugalia u përpoq të merrte kontrollin e lojës dhe të gjente golin e fitores por u përball me një Kongo të organizuar mirë në mbrojtje dhe të rrezikshme në kundërsulme.
Pavarësisht rasteve të krijuara nga të dyja skuadrat rezultati mbeti i pandryshuar deri në vërshëllimën përfundimtare të arbitrit.
Ky barazim i jep një pikë të vlefshme Kongo e cila rikthehet në skenën botërore me një rezultat prestigjioz ndërsa Portugalia do të kërkoj reagimin në ndeshjet e ardhshme për të mos komplikuar kualifikimin në fazën me eliminim direkt.
Në takimin tjetër të Grupit K do të përballen Uzbekistani dhe Kolumbia një sfidë që mund të ndikojë ndjeshëm në renditjen e grupit.
Fatos LAMAJ


