Hollandë-Suedi 5-1(Shënues:Brobei 5′,17′,Gakpo 47′,54′,Summervill 89/Elanga 59′)
Holanda ka dhuruar një paraqitje spektakolare në ndeshjen e dytë të Grupit F të Kupës së Botës 2026 duke mposhtur Suedinë me rezultatin e thellë 5-1 në sfidën e zhvilluar në stadiumin “NRG Stadium” në Huston.
Hollanda e nisi furishëm takimin dhe kaloj në avantazh që në minutën e 5-të me sulmuesin Brobei.
Dominimi vazhdoi edhe më tej dhe në minutën e 17-të ishte sërish Brobei që dërgoi topin në rrjetë duke realizuar dopietë personale dhe duke dyfishuar avantazhin e skuadrës së tij.
Pjesa e dytë nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për holandezët dhe vetëm dy minuta pas rifillimit të lojës Gakpo shënoi për 3-0 në minutën e 47-të ndërsa në minutën e 54-të sulmuesi holandez realizoi edhe golin e dytë personal duke çuar shifrat në 4-0.
Suedia arriti të reagojë në minutën e 59-të me Elanga i cili ngushtoi diferencën dhe shënoi golin e nderit për skandinavët.
Megjithatë Hollanda nuk e uli ritmin dhe në minutën e 89-të Summervill vulosi rezultatin përfundimtar 5-1.
Falë kësaj fitoreje bindëse Hollanda ngjitet në krye të Grupit F dhe hedh një hap të madh drejt kualifikimit në fazën me eliminim direkt.
Nga ana tjetër Suedia pëson një goditje të rëndë dhe tashmë do të kërkojë një rezultat pozitiv ndaj Japonisë në ndeshjen e fundit për të mbajtur gjallë shpresat e kualifikimit.
Fatos LAMAJ


