Kupës së Botës 2026 i rikthehen sërish emocionet sonte ku do të zhvillohen dy përballje mjaft interesante që mund të përcaktojnë fatet e kualifikimit.
Në qendër të vëmendjes do të jenë dy prej favoritëve kryesor të turneut Argjentina dhe Franca të cilat do të kërkojnë fitore për tu afruar edhe më shumë me fazën me eliminim direkt.
Kampionët e botës në fuqi Argjentina do të përballen me Austrinë në një sfidë ku çdo rezultat tjetër përveç fitores do të konsiderohej zhgënjim.
Të udhëhequr nga një grup lojtarësh me eksperiencë dhe cilësi të lartë argjentinasit synojnë të vazhdojnë ecurinë pozitive dhe të hedhin një hap të madh drejt sigurimit të një bilete për raundin tjetër.
Një sukses ndaj Austrisë do ti vendoste në një pozicion shumë të favorshëm përpara ndeshjes së fundit të grupit.
Megjithatë Austria ka treguar se është një skuadër e organizuar dhe e aftë të rivalizojë me kundërshtarë të fortë.
Europianët do të hyjnë në fushë me objektivin për të marrë një rezultat pozitiv që do tu mbante gjallë shpresat për kualifikim dhe do të rriste ndjeshëm rivalitetin në grup.
Po aq interesante pritet të jetë edhe përballja mes Francës dhe Irakut ku nënkampionët e botës dhe një nga skuadrat më të kompletuara të turneut synojnë të marrin tre pikët e radhës për të vazhduar marshimin drejt fazës me eliminim direkt.
Francezët disponojnë një organikë të pasur me yje dhe cilësi në çdo repart çka i bën favorit në letër përballë përfaqësueses aziatike.
Nga ana tjetër Iraku do të kërkojë të sfidojë parashikimet dhe të realizojë një surprizë të madhe.
Irakianët e dinë se një rezultat pozitiv ndaj Francës mund të ndryshojë plotësisht situatën në grup dhe tu jap një shans real për të luftuar deri në fund për kualifikimin.
Me fazën e grupeve që po hyn në momentet vendimtare çdo pikë ka një peshë të jashtëzakonshme.
Argjentina dhe Franca synojnë të konfirmojnë forcën e tyre dhe të sigurojnë sa më shpejt kalimin në fazën me eliminim direkt ndërsa Austria dhe Iraku do të kërkojnë të mbajnë gjallë ëndrrën e tyre botërore.
Tifozët anembanë globit presin një tjetër mbrëmje spektakolare në Botërorin 2026 me emocione duele të forta dhe gola që mund të përcaktojnë fatin e secilës prej skuadrave.
Fatos LAMAJ


