Botërori 2026-Grupi C/Brazili likujdon Skocinë 3-0. Spikat dygolëshi i Vinicius Junior. Në fushë edhe Neymar

Lexo

- Reklamë -spot_img

Brazil-Skoci 3-0 (Shënues: Vinicius Junior 7′, 45’+3, Cunha 60′)

Brazili ka dhuruar një tjetër paraqitje bindëse në Kupën e Botës 2026 duke mposhtur Skocinë me rezultatin e pastër 3-0 në ndeshjen e fundit të Grupit C.

Brazili e nisi sfidën në mënyrën më të mirë të mundshme teksa Vinicius Zhunior zhbllokoi rezultatin që në minutën e 7-të.

Sulmuesi brazilian ishte në mbrëmjen e tij më të mirë dhe pak para përfundimit të pjesës së parë realizoi sërish në minutën e tretë shtesë duke i dërguar skuadrat në pushim me avantazhin 2-0 për Brazilin.

Në pjesën e dytë brazilianët vijuan dominimin dhe në minutën e 60-të Mateus Kunja vulosi fitoren me golin e tretë të takimit.

Skocia tentoi të reagoj por nuk arriti të gjejë rrugën e rrjetës përballë një Brazili superior në çdo aspekt të lojës.

Me këtë fitore Brazili konfirmon ambiciet e tij në turne dhe hedh një hap të rëndësishëm drejt fazës me eliminim direkt ndërsa Skocia mbetet në pritje të rezultateve të tjera për të mësuar fatin e saj në Grupin C.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img