Në Okland të Australisë kombëtarja e Spanjës arriti që të shkonte në finalen e Kupës të Botës falë fitores 2-1 përballë Suedisë. Takimi, i cili erdhi për publikun shqiptar nëpërmjet RTSH Sport, u vendos vetëm në minutat e fundit.
Pas një pjese të parë pa gola skuadrat thyen “akullin” nëntë minuta nga fundi kur Parahuelo kaloi Spanjën në avantazh. Kaluan pak minuta dhe Suedia arriti që të ekuilibronte shifrat me Blomqvist (88’). Kur të gjithë mendonin se skuadrat do të pajtoheshin me barazimin dhe do të zgjidhnin fituesen në kohët shtesë apo nga pika e bardhë.
Por e këtij mendimi nuk ishte Karmona Garsia e cila vetëm një minutë më vonë kaloi përsëri iberiket në avantazh. Goli i shënuar nga mbrojtësja 23-vjeçare e Realit të Madridit rezultoi deciziv për fatet e këtij takimi.
Tani e gjithë vëmendja është spostuar në Sidnej ku Australia sfidon ekipin e Anglisë për të një vend në finalen e madhe. Ndeshja e cila nis në orën 12:00 do të transmetohet direkt në RTSH Sport.