Wednesday, May 22, 2024

(Video)Tërbuni vazhdon përgatitjet në Shkodër. Administratori dhe drejtori sportiv, Alfred Pjetri, optimist për vazhdimësinë

Lexo

Tërbuni i Pukës sezonin e ri futbollistik do ta luajë në Kampionatin Kombëtar të kategorisë së dytë, si rezultat i dënimit drastik që Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së mori sezonin e kaluar duke e përjashtuar nga kategoria e parë rreth ngjarjeve të ndodhura në stadiumin “Ismail Xhemali” të Pukës.

Presidenca e re e drejtuar nga kryebashkiaku Rrok Dodaj ka bërë ndryshime në stafin e klubit Tërbuni duke emëruar trajner të ekipit, ish futbollistin e Vllaznisë, Altin Xhahysa si dhe Alfred Pjetrin në detyrën e administratorit të klubit si dhe njëherazi edhe në pozicionin e drejtorit sportiv.

Ky i fundit, Alfred Pjetri, i njohur prej shumë vitesh në pozicionin e presidentit të Klubit të Futbollit Ada, la klubin velipojak për t’iu bashkuar projektit të Tërbunit.

Ndërsa skuadra stërvitej në kompleksin sportiv “Zmijani”, Pjetri sqaron largimin e tij nga drejtimi i Adës së Velipojës si dhe përkushtimin tashmë në krye të klubit pukjan.

Në vijim, administratori dhe njëherazi drejtori sportiv i KF Tërbuni, Alfred Pjetri, flet edhe për objektivat e skuadrës, duke u shprehur optimist për rikthimin e pukjanëve sa më shpejt në kategorinë e parë.

(Video) Intervisten e plotë me Alfred Pjetrin, administrator dhe drejtor sportiv i KF Tërbuni, si dhe pamje nga stërvitja e ekipit Tërbuni nën drejtimin e trajnerit Altin Xhahysa, mund t’i ndiqni të plotë në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img