Saturday, July 27, 2024

Francezi, François Letexier, bilbili i Superkupës së Europës

Lexo

Gjyqtarë francezë për finalen e Superkupës së Europës, Mançester Siti – Sevija, që do të zhvillohet të mërkurën e 16 gushtit në ora 21:00 në stadiumin “Georgios Karaiskakis” të Pireut dhe që do të vijë drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Pikërisht Fransua Leteksier do të jetë kryesori i kësaj finaleje, ndërsa do të ketë për ndihmës bashkatdhetarët Syril Munjier dhe Mehdi Ramuni, kurse gjyqtar i katërt do të jetë norvegjezi Espen Eskas. Në sistemin VAR kryesor do të jetë francezi Zherome Brizard.

Leteksier është 34 vjeç dhe për herë të fundit ishte kryesor në javën e parë të kampionatit në Ligue 1 në ndeshjen Klermont-Fut – Monako 2-4. Në Kampionatin Botëror të moshës deri në 20 vjeç arbitroi si kryesor tre ndeshje, që ishin Argjentinë – Uzbekistan 2-1, Brazil – Republika Domenikane 4-0 dhe Gambia – Uruguaj 0-1. Madje ka arbitruar dhe në raundin gjysmëfinal të Ligës së Konferencës sezonin e kaluar Fiorentina – Bazel 1-2.

Një arbitër që e njeh kartonin e verdhë dhe të kuq, ndërsa vetëm në ndeshjen e fundit në kampionatin francez ka akorduar katër të tillë. Gjithsesi tanimë Superkupa e Europës është për “bilbilin” francez.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img