Sunday, December 22, 2024

Botërori “Katar 2022”-Ekipet kualifikuese të grupit A dhe B mësojnë kundërshtarët në 16-tëshe:Holandë-SHBA dhe Angli-Senegal

Lexo

Ndërkohë që Kampionati Botër “Katar 2022” vazhdon rrugëtimin me dulet e tjera kualifikuese në grupet C, D, E, F, G, H, katër ekipet kualifikuese të grupit A dhe B, kanë mësuar kundërshtart e tyre në fazën tjetër të 16-tëshes.

Në bazë të formulës së FIFA-s, e para e grupit A, Holanda do të ndeshet me të dytën e grupit B, që është SHBA. Ndërkohë, e dyta e grupit A, Senegal do të ndeshet me Anglinë që u rendit e para në grupin B.

Ndeshjet në fjalë do të luhen ditën e shtunë, me çiftin e parë, Holandë-SHBA, që nis në orën 16:00 si dhe duelin e dytë, atë Angli-Senegal, i planifikuar të luhet në orën 20:00.

Kujtojmë që duke filluar prej përballjeve të fazës së 16-tëshes, do të ketë vetëm një ndeshje direkte, ku fituesi vazhdon garën për më tej.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img