Saturday, June 21, 2025

Botërori “Katar 2022”-Sot gjysëmfinalja e dytë, Francë-Marok, ora 20:00, në stadiumin “Al Bayt”

Lexo

Edhe dy ndeshje kanë mbetur nga kalendari i ndeshjeve të Kampionatit Botëror, “Katar 2022”. Pas gjysëmfinales së parë, ku Argjentina mund 3-0 Kroacinë duke siguruar e para biletën e finalistes së botërorit, sonte luhet gjysëmfinalja e dytë, Francë-Marok, ndërkohë që të dielen e 18 dhjetorit është rezervuar sfida finalje.

Po, kush do të jetë skuadra sfiduese e Argjentinës në finalen e “Katar 2022”, e planifikuar të luhet në orën 16:00? Favorite në letër, patjetër që është Franca kampione e botës, por kurrësesi nuk duhen anashkuar marokenët, kombëtarja e të cilëve ka qënë surpriza më e bukur e këtij botërori.

Talenti Mbape me shokët e tij të formacionit frances kërkojnë të ruajnë titullin kampion, gjë që nuk ndodhte që nga viti 1962, kur Brazili i Peles u shpall për të dytën herë radhazi kampione Bote. Nga ana tjetër, Maroku e ka shkruar tashmë historinë për kombet afrikane, duke u bërë e para kombëtare nga Afrika që arrin në gjysmëfinalet e Botërorit, por skuadra e Regraguit është “e uritur” për më shumë dhe kërkon të shokojë dhe njëherë botën, kësaj radhe duke shkuar në finale.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Merkato-Serjan Repaj firmos për FK Vora. 5 orë nga deklarata e Vllaznisë për largimin e tij, mbrojtësi shkodran, firmos për Vorën duke mbetur sërishmi...

“𝐊𝐅 𝐕𝐥𝐥𝐚𝐳𝐧𝐢𝐚 𝐛𝐞̈𝐧 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐢𝐭𝐮𝐫 𝐬𝐞 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐲𝐥𝐥𝐮𝐫 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞̈𝐩𝐮𝐧𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐦𝐞 𝐟𝐮𝐭𝐛𝐨𝐥𝐥𝐢𝐬𝐭𝐢𝐧 𝐒𝐞𝐫𝐣𝐚𝐧 𝐑𝐞𝐩𝐚𝐣. 𝐄 𝐟𝐚𝐥𝐞𝐧𝐝𝐞𝐫𝐨𝐣𝐦𝐞̈ 𝐚𝐭𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐢𝐛𝐮𝐭𝐢𝐧 𝐞...
- Advertisement -spot_img