Sunday, May 5, 2024

Lajm i keq për Armando Brojen. Sulmuesi kuqezi dëmtohet rëndë në miqësoren me Aston Vilën dhe mbyllë sezonin

Lexo

Një lajm i keq vjen për sulmuesin e kombëtares shqiptare, Armando Broja. Talenti kuqezi që luan për Chelsean ka këputur ligamentin e kryqëzuar në gjurin e djathtë në miqësoren kundër Aston Villas. Burimet pranë vetë futbollistit bëjnë të ditur se, Broja do të operohet së shpejti dhe, në rastin më të mirë, do të kthehet në fushë pas gjashtë muajsh.

Siç është bërë me dije edhe më herët, qendërsulmuesi i Chelseat ishte në listën e merkatos së shumë skuadrave për muajin janar, kohët e fundit ishin ringjallur shumë zërat për një sulm të mundshëm nga Milani për llogari të tij, si një blerje alternative nga londinezët te Ziyech.

Në këtë mënyrë, rrezikohet të ndryshohen planet e kuqezinjve në këtë drejtim, si dhe ato të skuadrave të tjera, veçanërisht në Premier League (Ëest Ham e pëlqente shumë përpara se të merrte Scamacca, për shembull). Muajt ​​e fundit për Brojën ishin interesuar edhe Atalanta e Napoli.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img