
Gjysëmfinalja e parë e Botërorit “Katar 2022”, Argjentinë-Kroaci është mbyllur me fitoren e Argjentinës 3-0. Ndonëse në objektivin e tyre ishte kualifikimi në finale, trajneri i Kroacisë, Zlatko Daliç pranon humbjen, madje e cilëson si “humbje të merituar”.
“Nuk kam për çfarë t’i qortoj djemtë, tani duhet të ngremë kokën dhe të përgatitemi për ndeshjen përpara – tha trajneri finalist në 2018 – Humbja është e merituar. Kam vënë Orsiç për të fituar thellësi në krahun e majtë, për të krijuar epërsi numerike dhe për të qenë më vertikal. Por ne pranuam golin e tretë dhe më pas u bë e vështirë të ktheheshim në atë pike. Brozoviç ndjeu një problem muskulor dhe nuk desha ta detyroj por ta ruaja për ndeshjen e radhës. Nëse dikush do të na thoshte se do të kishim arritur në gjysmëfinale, do të kishim nënshkruar. Ne jemi krenarë. Në këtë Botëror na ka munguar një sulmues i vërtetë”, tha pas ndeshjes tekniku i kombëtares kroate, Zlatko Daliç.