Brazili rrezikon përjashtimin nga të gjitha kompeticionet e FIFA-s

FIFA kërcënon se do të përjashtojë nga të gjitha kompeticionet e saj kombëtaren braziliane dhe të gjitha klubet braziliane. Arsyeja është vendimi i Gjykatës së Rio de Janeiros për të shkarkuar Ednaldo Rodrigues nga pozicioni i presidentit të Federatës së Futbollit (CBF), për parregullsi gjatë zgjedhjes së tij në vitin 2022 (zgjedhjet e reja duhet të bëhen brenda 30 ditëve).

Sipas “AP”, gjatë orëvë të fundit FIFA dhe Conmebol (qeveria e futbollit në Amerikën Latine) i kanë dërguar një letër Federatës braziliane të futbollit dhe gazeta spanjolle Marca ka publikuar disa radhë të kësaj letre.

“Federatat kombëtare që bëjnë pjesë në FIFA duhet të menaxhojnë çështjet e tyre në mënyrë të pavarur dhe pa influencë nga palë të treta. Nëse CBF do të pezullohej nga organet kompetente të FIFA-s, do të humbiste të drejtat ( pjesëmarrje në kompeticione) menjëherë, deri në një vendim të dytë. Kjo do të thotë që CBF, skuadrat e saj përfaqësuese dhe të gjitha klubet e saj nuk do të kenë të dretë të marin pjesë në asnjë kompeticion gjatë periudhës së pezullimit”, shkruhet në letër.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu