Sunday, May 12, 2024

(Video-Intervista) Gleart Golemi, shkodrani trajner futbolli në Gjermani, analizon Vllazninë: Kthesa e fundvitit, garanci për të synuar titullin kampion. Vemendje ndaj talentit Kevin Dodaj, ka cilësi të përkryera teknike!

Lexo

Nga ekipet e Akademisë së Futbollit Vllaznia në futbollin gjerman. Por jo për të luajtur në fushë, por me mision për të studiuar për futbollin, ku që në moshën 18 vjeçare është pjesë e Univervitetit më të madh të sporteve të Gjermanisë duke u specializuar për trajner futbolli.

Ky është shkodrani, Gleart Golemi, i cili falë pasionit dhe vlerave të shfaqura gjatë studimit në Universitetin e Futbollit gjerman, ka fituar besimin e Federatës së Futbollit të Gjermanisë për ta afruar edhe në rolin e videoanalistit pranë stafit të kombëtares gjermane.

Krahas angazhimeve të tija personale, natyrisht që Vllaznia vazhdon të mbetet një nga pasionet e tij më të mëdha. Ndaj, në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, Glearti, bën një analizë të ecurisë së kuqebluve duke u ndalur tek momenti i duhur, fitoret radhazi që e ngjiten Vllazninë në mes katër skuadrave në të mira të Abissnet Superiore.

Sipas tij, merita e kësaj kthese pozitive i takon trajnerit Qatip Osmani, i cili arriti të normalizojë situatën pesimiste që ekzistonte në klub duke e drejtuar atë në fitoret e mirëpritura.

Përfshirja në fund të vitit 2023 në mes katër skuadrave më të mira finalist, e bën optimist Gleartin në një ecuri edhe më pozitive të Vllaznisë, duke e përfshirë atë edhe në pretencente për titullin kampion.

Në vijim. Golemi flet edhe për merkaton e janarit dhe sidomos për vemendjen ndaj elementit të ri, duke u ndalur tek 18 vjeçari Kevin Dodaj, për të cilin thotë: “Dua të theksoj një lojtar që më ka bërë përshtypje në aktivizimet e tij, Kevin Dodaj. Është një lojtar shumë cilësor, nuk duhet ta humbim, duhet ta kemi shumë kujdes, duhet ta mbajmë shumë afër. Ka cilësi shumë të mira, na mungon në ekip një lojtar i tillë që triblon një kundra një. Ndoshta, me këto cilësi vetem Mala është aktualisht në ekip, por nuk e di sesa gjatë do të qëndrojë ai tek Vllaznia. Besoj se është një lojtar që ka me na shërby shumë, dhe nëqoftëse punohet me të dhe nga ana tjetër edhe ai si person është rigoroz, atëherë mund të shkoj larg me Vllazninë.”, shprehet specialisti i futbollit, Gleart Golemi.

(Video) Intervisten e plotë në video me trajnerin e futbollit në Gjermani, shkodranin Gleart Golemi, mud ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

(Video) Futboll Kategoria e Parë- Play Off/Flamurtari barazon 0-0 me Korabin, por kalon më tej për t’u ndeshur me Apoloninë

Flamurtari-Korabi 0-0 Flamurtari:Teqja,Frashëri,Sidibe,Ramadani,Beqja,D.Pjeshka(Deliaj 83),Batha,Kriviçiç(Lleshi 64),P.Pjeshka(Vitija 90),Diamanti(Oliveira 64),Latorre(Vucaj 90) Trajner:Eqerem Memushi Korabi:Qyrani,Lilaj,Paplekaj,Lila,Geci,Kryemadhi(Bocka 84),H.Marku,Mziu,Çema(Shehu 77),T.Marku,Kasalla(Buci 84) Trajner:Shpendi Kumbarçja Gjyqtarë:Adrian Beqiraj,Egin Doda,Feliks Kolleshi,Egli...
- Advertisement -spot_img