Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, trajneri i kuqebluve, Tomas Brdariç është shprehur i kënaqur për rezultatin, ndërkohë që ka komentuar edhe një moment dyshimi për penallti në favor të Vllaznisë. Bëhet fjalë për minutën e 69-të ku Avdijajt pengohet me gju nga Stojanoviç dhe rrëzohet në zonë, por gjyqtari Barjamaj vijon lojën. “Për mua janë situata kyçe, se ishte penallti e qartë dhe mund të shkonim 2-0. Do të ishte e lehtë se do të kishim më shumë hapësira. Ndaj duhet të jemi të vëmendshëm mbrapa se nuk i dihet se çfarë do të ndodhë”, tha Brdariç në lidhje me rastin e penalltisë së mohuar për Vllazninë.
Sa i përket ndeshjes në përgjithësi, Brdariç thotë se rezultati ishte shumë i mirë dhe i merituar për to. “Ne e kemi merituar këtë fitore pasi ishim më lartë se kundërshtari. Fusha ishte e ngadaltë dhe po shihej ndeshja e mirë.”, theksoi ai.
I pyetur për Avdiaj, i cili sot e nisi si titullar dhe ishte ai ai që shënoi duke i dhënë fitoren skuadrës, Brdariç tha: ”Sipas meje ishte vendim i mirë që mora për Avdiajn sot. Është një rrugë e gjatë dhe çdokush duhet të vij në formë që të mbështetë ekipin. Ne presim prej shumë kohësh për Avdiajn. Ka qenë pak i pafat në fillim me dëmtime dhe ishte pak i zhgënjyer. Mendoj se në ditët e fundit është në formë , mund të ndihmojë ekipin dhe mund të bë j mirë ”, është shprehur pas ndeshjes, tekniku kuqeblu, Tomas Brdariç.