Friday, April 26, 2024

Brdariç: E merituam fitoren, na mungon një penallti, Avdiaj po vjen në formë

Lexo

Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, trajneri i kuqebluve, Tomas Brdariç është shprehur i kënaqur për rezultatin, ndërkohë që ka komentuar edhe një moment dyshimi për penallti në favor të Vllaznisë. Bëhet fjalë për minutën e 69-të  ku Avdijajt pengohet me gju nga Stojanoviç dhe rrëzohet në zonë, por gjyqtari Barjamaj vijon lojën. “Për mua janë  situata kyçe, se ishte penallti e qartë  dhe mund të  shkonim 2-0. Do të  ishte e lehtë  se do të  kishim më  shumë  hapësira. Ndaj duhet të  jemi të  vëmendshëm mbrapa se nuk i dihet se çfarë  do të  ndodhë”, tha Brdariç në lidhje me rastin e penalltisë së mohuar për Vllazninë.

Sa i përket ndeshjes në përgjithësi, Brdariç thotë se rezultati ishte shumë i mirë dhe i merituar për to. “Ne e kemi merituar këtë fitore pasi ishim më lartë se kundërshtari. Fusha ishte e ngadaltë dhe po shihej ndeshja e mirë.”, theksoi ai.

I pyetur për Avdiaj, i cili sot e nisi si titullar dhe ishte ai ai që shënoi duke i dhënë fitoren skuadrës, Brdariç tha: ”Sipas meje ishte vendim i mirë  që  mora për Avdiajn sot. Është  një  rrugë  e  gjatë  dhe çdokush duhet të  vij në  formë  që  të  mbështetë  ekipin. Ne presim prej shumë  kohësh për Avdiajn. Ka qenë  pak i pafat në  fillim me dëmtime dhe ishte pak i zhgënjyer. Mendoj se në  ditët e fundit është  në  formë , mund të  ndihmojë  ekipin dhe mund të  bë j mirë ”, është shprehur pas ndeshjes, tekniku kuqeblu, Tomas Brdariç.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img