Thursday, April 25, 2024

Kuqeblutë marrin tre pikë të vleshme në Ballsh. Shfaqet Avdiaj, nga i kritikuar në “hero”, shënon golin e fitores për Vllazninë

Lexo

Bylis-Vllaznia 0:1

(Shënues: Avdiaj 38’)

E enjte, 13 maj 2021, ora 16.00, stadiumi “Adush Muça” i qytetit të Ballshit

Bylis: Qirko, Ymeraliaj, Stojanoviç, Janku, Ndreca, Hadroj (Qardaku 46′), Desançiç, Lorran(Harba 83’), Ntefe (KOjic 52′), Carkanji, Antoni
Trajner: Veljko Dovedan

Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Adili, Shehi, Isaevski, Jonuz(Kaleziç 87’), Krymi, Marku, Imeri(Kruja 59’), Hoxhaj(Elom 73’), Avdijaj(Cise 73’)
Trajner: Tomas Bërdariç

Vllaznia ka arritur të marrë tre pikë shumë të rëndësishme për javën e 33-të të Kategorisë Superiore. Kuqeblutë e drejtuar nga gjermano-kroati Thomas Brdariç kanë mundur në transfertë skuadrën ballshiote, Bylis. Realisht, nisur nga pozitat shumë të vështira në tabelë duke rrezikuar seriozisht rënien nga Superiorja, përpara ndeshjes në kampin kuqeblu  e konsideronin stadiumin “Adush Muça” një fushë të “nxehtë” dhe të vështirë për të marrë rezultat pozitiv, por përfundimi ka rezultuar pozitiv duke u larguar nga Ballshi me tre pikë.

Ndeshja

Fillimi i ndeshjes është i tëri për skuadrën vendase, e cila ndërmerr disa aksione radhazi në portën e kuqeblu. Rreziku kryesor mbetet Ndreca, i cili sidomos në dy momente, përkatësisht në minutat  23’ dhe 31’ është fare pranë golit të avantazhit për Bylisin. Në të parën është gardiani kuqeblu, Zogoviç që në zhytje e sipër ia rrëmben topin nga këmbët, ndërkohë që në  rastin e dytë është shtylla që i mohon golin Ndreces.

Pikërisht në momentin më të mirë të ballshiotëve, të cilët po e kërkonin golin me insistim, në skenë del Avdiaj. Futbollisti kuqeblu arrin të shfrytëzojë në mënyrën më të mirë një kros të dhënë nga këndorja e majtë e sulmit kuqeblu nga Marku dhe pasi fiton dyluftimin ajror me mbrojtësin vendas godet bukur dhe saktë me kokë duke e dërguar në rrjetë. Gëzimi i kuqebluve është i ligjshëm, por më shumë se kushdo është vetë Avdiaj që feston, pasi ky është edhe goli i parë i tij, në Superioren e futbollit shqiptar. Dhe, aq më tepër kur ai vjen pas një sërë kritikash të adresuara ndaj tij, të cilat nisin që nga periudha kur ishte pjesë e Tiranës dhe të pasuara pastaj edhe me Vllazninë. 0 me 1 për Vllazninë, rezultat që mbyllë pjesën e parë në favor të kuqebluve.

Pjesa e dytë

Aktivizimi në 45 minutat e dyta i shkodranit Qardaku në formacionin e Dovedan i jep më tepër forcë skuadrës vendase, e cila ushtron presion në portën kuqeblu, por megjithë rastet e krijuara rrjeta e Zogoviçit nuk preket. Ballshiotët vazhdojnë ta kërkojnë me insistim golin, të paktën për të mos dalë pa pikë në këtë ndeshje, por përballë kanë një Vllazni që arrin ta ruajë me fanatizëm avantazhin. Për t’ia arritur qëllimit të marrjes së tre pikëve, Brdariç freskon formacionin me lojtarë nga stoli, dhe të gjithë së bashku ia dalin duke e mbajtur në fuqi avantazhin e minutës së 38-të deri në vërshëllimën përfundimtare të arbitrit.

Fitore kjo, jo vetem morale për Vllazninë, por në të njëjtën kohë shumë e rëndësishme për ta mbajtur atë aty mes skuadrave që rivalizojnë për fitimin e titullit kampion. Tre pikë që vijnë nga një futbollist si Avdiaj, jo pak i diskutuar në opionin sportiv, si një nga zgjedhjet e gabuara të stafit. Madje, në këtë rast, shumë i shigjetuar ka qënë vetë tekniku Brdariç, pasi ka qenë vetë ai që e pati ka kërkuar në ekip duke besuar në të ardhmen e tij. Ndaj, në këtë rast, kur pikërisht Avdiaj bëri “heroin”duke i dhënë tre pikë të arta skuadrës, për trajnerin Brdariç ka vend për “frymëmarrje”, madje nga ana tjetër duke u krenuar dhe deklaruar se është i kënaqur që ka bërë zgjedhjen e duhur.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img