Sunday, May 19, 2024

Brdariç: “Ramë fizikisht, në gjysmëfinale vetëm për fitore”

Lexo

Tirana dhe Vllaznia barazuan pa gola në “Air Albania” në Klasiken e Shqipërisë, rezultat ky që nuk i shërben asnjëres prej skuadrave, sa i takon objektivave në elitë. Në fund të ndeshjes foli edhe trajneri i shkodranëve, Thomas Brdariç:

“Ne provuam ti kthejmë për gjysmëfinale sot dua të flas për lojtarët që ishin në fushë luajtëm mirë dhe patëm disa raste për të shënuar në pjesën e parë më pas ramë fizikisht kur ndryshuam nuk prodhuam më tepër dhe patëm më shumë siguri dhe kjo ishte ndeshja barazim 0-0. 

Superiorja është shumë e fortë për të qenë na munguan shumë lojtarë ishalla në gjysmëfinale do të duket më mirë. Vllaznia ka investuar këtë periudhë dhe nuk duhet të harrojmë që të jemi në Final 4 dhe gjithsecili ka pjesën e vet, në fund duhet të ketë dhe pak fat. Sot ishte e mundur të fitonim dhe të kishim një rezultat sa më të mirë në tabelë. Ne fatkeqësisht smund të shkojmë në vendin e parë, për mua ska rëndësi me kë biem e rëndësishme është të kemi të gjithë lojtarët gati.

Në gjysmëfinale shkon gjithmonë për fitore dhe ne do të bëjmë të pamundërtën për ta marrë këtë dhe pastaj do të shohim a e meritojmë finalen apo jo. Ne jemi në një situatë duhet të punojmë shumë duhet të japim më të mirën duhet të fitojmë ndeshjen, kjo është ajo që na duhet. Na duhet i gjithë ekipi për fazën gjysmëfinale dhe duhet të ruajmë energjinë e tyre dhe të gjithë kanë mundësinë për të luajtur por më e rëndësishme është për të qenë në fushë, pjesën e parë luajtëm shumë mirë thjesht nuk shënuam një gol”, deklaroi ai për “MCN TV”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img