Fulhami i Armando Brojës u mund sot në “Craven Cottage” nga Liverpuli me shifrat 3-1. Ndeshja në Londër nuk kishte histori me miqtë, të cilët dominuan gjatë të gjithë takimit.
Në stadium sot ishin të pranishëm edhe dy trajnerë si Murinjo dhe Montela. Sa i përket Brojës, shqiptari qëndroi të 90’ në stol duke mos u aktivizuar për asnjë moment nga trajneri Silva.
Pak çaste përpara ndeshjes shqiptari gjeti kohën për t’i plotësuar dëshirën një tifozeje duke pozuar pranë saj.