Broja selfie me tifozët dhe 90’ në stol, Murinjo e Montela në stadium

Fulhami i Armando Brojës u mund sot në “Craven Cottage” nga Liverpuli me shifrat 3-1. Ndeshja në Londër nuk kishte histori me miqtë, të cilët dominuan gjatë të gjithë takimit.

Në stadium sot ishin të pranishëm edhe dy trajnerë si Murinjo dhe Montela. Sa i përket Brojës, shqiptari qëndroi të 90’ në stol duke mos u aktivizuar për asnjë moment nga trajneri Silva.

Pak çaste përpara ndeshjes shqiptari gjeti kohën për t’i plotësuar dëshirën një tifozeje duke pozuar pranë saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu