Saturday, April 27, 2024

Vllaznia fiton Alivodën. 19 vjeçari, titullar sot ndaj Teutës, besimi i katërt që i jep tekniku Josa talentit shkodran në këtë sezon futbollistik

Lexo

Tek Vllaznia duket se po fryen një erë e re sa i përket mbështetjes së elementit të ri, gjë që për hirë të së vertetes vitet e kaluara ka qënë në kufirin zero. Rasti më tipik është ai i Rejan Alivodës, i cili pas disa testimeve si zëvendësues, përfshirë edhe ndeshjen ndërkombëtare nda rumunëve të Universitatea Craiova, në tre ndeshjet e fundit ka fituar besimin e teknikut Josa për të qënë titullar nga minuta e parë.

Dy të parat kanë qënë në sfidat e kampionatit me Egnatian dhe Kastriotin, si dhe ajo e Kupës me Flamurtarin në transfertë, ndërkohë edhe sot në përballjen me Teutën në transfertë, tekniku Josa i ka besuar Alivodës vendin e titullarit.

Me atë çfar ka dhënë në fushën e lojës në aktivizimet e mëparshme, 19 vjeçari i talentuar shkodran ka marrë vlerësimet pozitive nga ana e specialistëve të futbollit. Që do të thotë se Vllaznia duket se e ka fituar këtë futbollist, i cili me këtë ecuri kaq pozitive po rritet nga ndeshja në ndeshje duke fituar besimin e duhur për një progress edhe më të madh në javët e ardhshme.

Rasti Alivoda, është një sinjal pozitiv dhe njëherazi edhe një mesazh i drejtpërdrejtë për stafin teknik si dhe presidencen kuqeblu, që vemendja ndaj brezit të ri, një pjesë të të cilit Vllaznia e ka në stol, por edhe shumë të tjerë që po rriten tek Akademia Vllaznia, duhet të vijojë të jetë më e madhe.

Afirmimi i të rinjëve të talentuar shkodranë, krahas rritjes së rritjes së tyre si futbollistë për t’i shërbyer Vllaznisë, është edhe një mjet përfitimi në aspektin financiar për arkat e klubit në aspektin e markentingut.

Duke u rikthyer tek rasti Alivoda, stafi, drejtuesit dhe tifozëria shkodrane, presin që përformanca e tij të jetë sa më e mirë edhe në përballjen e sotme me Teutën e Durrësit duke ndikuar në fitoren e Vllaznisë, të cilin kuqeblutë e kanë në objektivin e tyre.

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img