Monday, December 9, 2024

Budva-Kampionati Europian i Boksit U-18, dy fitoret e para për kuqezinjtë në ditën e parë

Lexo

Ka startuar sot në Budva të Malit të Zi, Kampionati Europian i boksit për kategorinë U-18. Pjesëmarrës në këtë aktivitet të rëndësishëm ndërkombëtar është edhe kombëtarja kuqezi e drejtuar nga trajnerët Lazarin Vila dhe Enton Kikrri. Në bazë të shortit të hedhur nga organizatorët, në ditën e parë janë ngjitur në ring katër boksierët tanë Orgito Llaha pesha 60 kg, Santiago Selimaj pesha 75 kg, Arlind Cera pesha 81 kg, Besjor Gjetaj pasha 69 kg. Ndër to, dy prej tyre kanë arritur të dalin fitues në peshat e tyre. Konkretisht, me fitore e mbylli ndeshjen boksieri i peshës deri në 75 kg,  Santiago Selimaj i cili sfidoi që në raundin e dytë me ndërprerje të boksierit kundërshtar nga Maqedonia e Veriut, Ajhan Ozmen. Fitorja tjetër për Shqipërinë ka ardhur në peshën deri në 81 kg ku Arlind Cera boksoi përballë boksierit nga Rumania, Lura Cureleac.

Ndërkohë, Orgito Llaha i peshës deri në 60 kg nuk arriti të dalë fitues përballë boksierit nga Mali i Zi, Luka Gaçeviç. Humbja tjetër e kësaj dite për kombëtaren shqiptare ishte ajo e boksierit të peshës deri në 69 kg Besjor Gjetaj, i cili përballë boksierit nga Serbia, Strahinja Kartabegoviç, pësoi dëmtim në hundë duke mos pasur mundësi për të vazhduar ndeshjen deri në fund.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img