Thursday, April 25, 2024

Egnatia kthehet te fitorja, mund Kastriotin 4-1

Lexo

EGNATIA 4-1 KASTRIOTI (Duamena 11′, 32′, Kasa 62′, Xhekson 90+1′ / Greca 28′)

Egnatia është kthyer te fitorja pas shumë kohësh duke mundur me rezultatin 4-1 Kastriotin brenda në Rrogozhinë, në sfidën e javës së 24-të të Superiores.

Goli i rrogozhinasve erdhi shumë shpejt, me Duamenën që gjeti rrjetën në minutën e 11’. Greca shënoi golin e nderit të Kastriotit në minutën e 28, që solli barazimin e përkohshëm, por që nuk do të zgjaste shumë, sepse pas vetëm 4 minutash ishte sërish Duamena që kaloi për të dytën herë në avantazh skuadrën e Edlir Tetovës.

Në pjesën e dytë ishte Redi Kasa që përfitoi në zonë në minutën e 62′ për golin e tretë. Në fund Xhekson vulosi rezultatin e takimit.

Kështu Egnatia ngjitet momentalisht në vendin e dytë me 37 pikë, tre pikë mbrapa Tiranës kryesuese, ndërsa Kastrioti vazhdon në fundin e tabelës me 23 pikë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img