Bylisi, fitore mbijetese. Pas Vllaznisë, ballshiotët mundin edhe Partizanin në “Adush Muça”

Bylis-Partizani 2-1(Shënues: Gjata 37′, Kamara 45’/Keko 50′)

Bylis:Hasanbelli,Bruno,Maçolli,Gjata,Kamara,Ruçi,Malomo,Ofori,Marku,Peralta,Përgjoni Trajner:Nevil Dede

Partizani:Qirko,Mehmeti,Ismaili,Cara,Preka,Bintsuka,Taipi,Sembene,Hadroj,Domgjoni,Mba Trajner:Arbër Abilaliaj

Gjyqtarë:Olsion Yzeiraj(Patos),Xhuljo Mani(Tiranë),Edlir Malo(Lushnje),Kreshnik Barjamaj(Tiranë) Var:Adrian Beqiraj(Tiranë) Avar:Olsid Ferataj(Patos) Delegat:Mario Kërtusha(Durrës) Vëzhgues:Prek Pjetrushi(Lezhë)

Bylisi ka arritur një fitore shumë të rëndësishme mbijetese për javën e 17-të të Abissnet Superiore. Pas Vllaznisë, që e mundën dy javë më parë, ballshiotët bëjnë të njëjtën gjë edhe ndaj Partizanit.

Në sfidën e luajtur që prej orës 13:30 në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit, skuadra e Nevil Dedes ka arritur të mar tre pikët falë dy golave të realizuar në pjesën e pare. Të kuqtë bëjnë një pjesë të parë shumë të keqe pas momentit të pësimit të golit të parë. Kjo i dha mundësinë Bylisit të shkëputej dhe të shënonte dhe të dytin falë një ish-të kuqi si Kamara. Kujtojmë që goli i parë u shënua Mario Gjata me një super gol nga hiçi.

Shpresat për 1 pikë të Demave i mbajti gjallë Albers Keko, fill pasi u hodh në fushë. Goli për Partizanin i shënuar nga Keko në pjesën e dytë u duk sikur hapi takimin, por ballshiotët e drejtuar nga Nevil Dede arritën të administronin avantazhin deri në fund të ndeshjes duke e fituar atë me rezultatin, 2 me 1.

Kështu, Partizani ngel prapa Egnatias në Superiore duke mos i parakaluar dot. Për ballshiotët kjo është një pikë me shumë vlerë dhe që rrit optimizmin brenda ekipit.

Fatos LAMAJ

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu