Thursday, May 9, 2024

Bylisi rikthehet në Superiore. Ballshiotët mposhtën sot Korabin 3-2 me golat e Kibe, Kamara, Peralta

Lexo

Bylis-Korabi 3-2(Shënues: Kibe 17’, Kamara 37’, Peralta 63’/Kryemadhi 25’, Kasalla 39’)

Bylisi tashmë është zyrtarisht skuadra e parë që ka siguruar ngjitjen në Superiore. Ballshiotët rikthehen në elitën e futbollit shqiptarë vetëm pas 1 viti mungesë.

Skuadra e Arjan Bellait mposhti mes shumë vuajtesh skuadrën e  Korabit.  Në shtëpi triumfuan 3-2 ndaj ekipit dibran që luftonte për të blinduar vendin e tyre në “Play-Off”.

Pjesa e parë ishte interesante, kur pas golit të avantazhit për vendasit me autor Kiben në minutën e 17-të është Kryemadhi që barazon për miqtë në minutën e 25-të.

Pjesa e parë mbyllet në barazim 2 me 2, me ballshiotët që shënojnë përsëri të parët duke kaluar në avntazh me golin e Kamara në të 37-të minutë, ndërsa Kasalla barazon pas dy minutash për dibranërt.

Festa e ballshiotëve nis në minutën e 63-të me golin e shënuar nga Peralta që zyrtarin fitoren e Bylisit 3 me 2 si dhe rikthimin e Bylisit në kategorinë e Superiore.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img