Saturday, July 27, 2024

Calhanoglu dhe Lautaro japin spektakël, Interi “arratiset”

Lexo

Në U-Power Stadium vendosin dopietat e Lautaro e Calhanoglu si dhe goli i Thuram.

Interi mundi Monzën 5-1 në javën e 20-të të Serisë A dhe vazhdon rrugëtimin në krye të tabelës, duke e rritur për momentin epërsinë në +5 ndaj Juventusit të vendit të dytë. Zikaltërit morën kontrollin e ndeshjes në U-Power Stadium që në pjesën e parë me golat e Calhanoglu me penallti dhe Lautaro (12′ dhe 14′).

Në pjesën e dytë vjen tripleta e shënuar sërish nga turku (60′), dopieta e tij e parë në Serinë A, para penalltive të konvertuara nga Pessina (68′), Lautaro (84′) dhe vula e fundit nga Thuram (88).  Palladino mbetet i mbërthyer në mesin e tabelës, Inzaghi i dërgon një mesazh të qartë Allegrit dhe rivalëve të tyre të Superkupës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img