Tuesday, April 23, 2024

Çelsi nxjerr në shitje Brojën, që të financojë merkaton

Lexo

Sipas asaj që zbulon “TEAMtalk”, Chelsea synon të largojë tre lojtarë të rritur në sektorin e të rinjve si Conor Gallagher, Trevoh Chalobah dhe Armando Broja.

Megjithatë, përpara se të bëjnë investime të reja në merkato, “blutë” duhet të zvogëlojnë organikën dhe të ulin faturën e pagave me tre të lartpërmendurit, të cilët do të ndihmonin gjithashtu në harmonizimin me rregullat e qëndrueshmërisë financiare së Premier League duke përfaqësuar fitime të rëndësishme kapitale.

“Kushërinjtë” e Tottenhamit janë ende të interesuar për Gallagher, me trajnerin Ange Postecoglu që e konsideron atë një profil ideal për ekipin e tij dhe idenë e tij për lojën. Në janar, disa klube u interesuan për Chalobah, duke përfshirë Roma dhe Napoli në Itali dhe kjo ka gjasa që gjatë verës disa prej tyre të mund të kthehen në pozicionin qendror të mbrojtjes.

Broja, nga ana tjetër, deri më tani nuk ka arritur që të spikasë te Fulham, ku mbërriti në janar si huazim dhe mund të sakrifikohet, që në Londër të vijë një qendërsulmues si Victor Osimhen apo Benjamin Sesko, të cilët kanë qenë në vëmendjen e londinezëve për disa kohë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img