Thursday, May 9, 2024

(Video) Notarët shkodranë në Turneun Ndërkombëtar të Shkupit. Spikasin Arbër Hysaj dhe Viki Tafrruku

Lexo

Shtatë medalje kanë arritur të sigurojnë notarët shkodranë në garat e Turneut Ndërkombëtar të Notit zhvilluar në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup. Aktivitet ky shumë i rëndësishëm ndërkombëtar, në të cilin garuan  35 klube me gjithsej 410 sportistë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova, Serbia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Bosnja.

Krahas ekipit të Vllaznisë të drejtuar nga trajneri Kol Shiroka, në këtë aktivitet ka qënë pjesëmarrës edhe ekipi i “FSA Shkodër” (Future Sports Academy Shkodër) me trajner Altin Lloshi. Figurën më të mirë sportive në këtë turne e kanë bërë dy notarët e talentuar,  Arbër Hysaj dhe Viki Tafrruku , të cilët kanë arritur të renditen në vendin e dytë duke u nderuar me medaljet e argjendta.

Sa i përket notarit, Arbër Hysaj, ai konkuroi në katër gara, ku krahas medaljes së argjendtë në 50 metër stil shpinë, fitoi edhe tre medalje të tjera të brozta në 100 metër stil i lire, 100 metër stil shpinë dhe  100 metër katërnotim.

Ndërsa, Viki Tafrruku, mori pjesë tre disiplina, 50 meter stil shpinë, 100 metër katërnotim dhe 400 metër stil i lirë, ku rezultatin më të mire ajo e arriti në garën e 50 metrave stil shpinë ku siguroi fitimin e medaljes së argjendtë, ndërkohë në konkurimin e dy garave të tjera, 100 metër katër notim dhe 400 metër stil i lirë, ajo u renditet e treta duke u vlerësuar me medaljet e bronzta.

Një tjetër notar që u vlerësua me medalje ishte edhe Ajdin Loshi, i cili duke konkuruar  në garën e 100 metrave të stilit katër notim, stil i lirë dhe shpinë arriti të fitoi tre medalje bronzi. Për t’u theksuar është se në garat më të forta dhe me më shumë pjesëmarrje, notarët e  ekipit “FSA Shkodër” (Future Sports Academy Shkodër) me drejtues Gilbert Hysaj, arritën të jenë ndër 10 më të mirët në kategorinë absolute.

Po ashtu në renditjen e ekipeve për medaljet e marra, FSA Shkodër  u rendit në vend të 19-të duke lënë pas ekipet e Vllaznisë dhe të Tiranës, ndërkohë që Ajdin Loshi në kategorinë absolute ishte në dhjetëshen e parë të renditjes së përgjithshme.

(Video) Pamje nga Turneu Ndërkombëtar i Notit zhvilluar në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img