Saturday, May 18, 2024

Ceremoni-Vllaznia prezanton sponsorin gjeneral “Hospital One” dhe uniformat zyrtare të sezonit 2022-2023

Lexo

Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe më herët, përmes një konference shtypi të organizuar në sallën e konferencave të shtypit të stadiumit “Loro Boriçi” është bërë prezantimi i Sponsorit të ri Gjeneral të KF Vllaznia për sezonin futbollistik 2022-2023.

Ka qënë presidenti i klubit kuqeblu, Alban Xhaferi, i cili i shoqëruar nga përfaqësuesi i “Hospital One”, Oliver Fripp, si dhe pjesëtarë të tjerë të kësaj kompanie, i cili ka sqaruar përpara gazetarëve marrëveshjen dypalëshe duke konfirmuar “Hospital One”, sponsor gjeneral të kuqebluve per sezonin 2022-23.

Në fjalën e tij, njëshi i klubit Vllaznia, shprehu kënaqësinë e arritjes së kësaj marrëveshje duke qënë optimist se bashkëpunimi në do të shoqërohet me suksese dhe arritje positive në kampin kuqeblu.

Të njëjtën gjë përcolli në përshëndetjen e tij, edhe përfaqësuesi i “Hospital One”, Oliver Fripp, duke shpreheur kënaqësinë që do të kenë rastin të bashkëpunojnë dhe të kontribuojnë për një klub të madh të futbollit shquiptar.

Përfaqësuesi i “Hospital One”, Oliver Fripp, dhe përfaqësues të tjerë të kësaj kompanie bënë të ditur se “Hospital One”, është një spital bashkëkohor që është në process për t’u hapur shumë shpejt, përafërsisht deri nga muaji shtator në qytetin e Shkodrës me shërbime speciale në shumë e shumë specialitete të mjekësisë.

Krahas prezantimit të sponsorit të ri, presidenti Xhaferi ka bërë prezantimin edhe të uniformave të reja, me të cilat do të luajë skuadra kuqeblu gjatë sezonit futbollistik 2022-2023, në të cilët do t jetë e stampuar logoja, “Hospital One”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img