Tuesday, May 21, 2024

Champions League, Real Madrid-Leipzig në RTSH

Lexo

Reali i Madridit do të përballet me RB Leipzig në stadiumin “Santiago Bernabeu” në ndeshjen e kthimit të fazës së 1/8-ve të finales së Ligës së Kampioneve. Spanjollët kanë fituar 1-0 në ndeshjen e parë në Gjermani dhe sot do të synojnë një tjetër sukses që të kualifikohen në çerekfinalet e kompeticionit më të rëndësishëm evropian për klube. Sfida Real Madrid-Leipzig do të transmetohet drejpërdrejt në Radio Televizionin  Shqiptar mbrëmjen e sotme.

Formacionet e mundshme:

Real Madrid: Lunin; Carvajal, Tchouameni, Rudiger, Mendy; Valverde, Camavinga, Kroos; Bellingham; Rodrygo, Vinicius Jr

RB Leipzig: Gulacsi; Henrichs, Orban, Lukeba, Raum; Olmo, Haidara, Schlager, Simons; Openda, Sesko

Në sfidën tjetër të mbrëmjes, Manchester City do të presë në shtëpi modestët e FC Copenhagen. Anglezët fituan 3-1 ndeshjen e parë dhe tashmë janë shumë pranë kualifikimit mes tetë më të mirave të turneut.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img