Tuesday, April 30, 2024

Kupa e Shqipërisë-Pas Egnatias dhe Kukësit, priten dy gjysëmfinalistët e tjera. Sot, dy çerekfinalet Tirana-Teuta dhe Vllaznia-Erzeni

Lexo

Egnatia dhe Kukësi janë kualifikuar ditën e djeshme në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërsë, teksa sot është radha e 4 ekipeve të tjera për të bërë mes tyre llogaritë për në fazën tjetër, ku do të luhen dy çerekfinalet e tjera të kthimit në kupë.

Tirana-Teuta do të sfidohen në “Elbasan Arena” në orën 13:30. Ndeshja e parë mes tyre e zhvilluar në “Niko Dovana” ka përfunduar 0-0 dhe mes tyre është një luftë e hapur për kualifikimin.

Sfida e fundit do të jetë mes Vllaznisë dhe Erzenit në orën 17:00. Shkodranët do të kërkojnë përmbysjen në “Loro Boriçi”, pasi takimi i parë mes tyre ka përfunduar 2-1 në favor të shijakasve.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img