Krahas çmimit për shpalljen e “Lojtarit më të mirë të vitit”- Robert Levandovski(Bajern i Mynihut), “Portierit më të mirë të vitit”-Manuel Nojer( Bajern i Mynihut), “Trajnerin e vitit”-Jyrgen Klop(Liverpul), ceremonia e FIFA-s, organizuar mbrëmjen e sotme në Zyrih për ndarjen e çmimeve të vitit, bazuar në votimin e kapitenëve dhe trajnerëve të ekipeve kombëtare, 200 përfaqësuesve të mediave, si dhe përfaqësues nga komuniteti i tifozëve, shpalli edhe çmime të tjera.
“Formacioni më i mirë”
Alisoni(Portjer), Van Dajk, Ramos, Arnold, Dejvis(Mbrojtje), De Brojne, Tiago Alkantara, Kimish(Mesfushë), Mesi, Levandovski, Ronaldo(Sulm)
“Goli më i bukur i vitit”: Heung Min Son (Totenhem)
Lojtarja më e mirë e vitit: Lusi Bronz (Mançester Siti)
Portierja më e mirë: Sara Buhadi (Lion)
Trajnerja më e mirë: Sarina Vigman (Holandë)
Çmimi i bamirësisë: Markus Rashford (Mançester Junajtid)
Gjithnjë në lidhje me ceremoninë organizuar nga ana e FIFA-s për ndarjen e çmimeve të vitit, me interes është të theksojmë se në listën e atyre që kishin të drejtë vote ishin trajneri dhe kapiteni i kombëtares shqiptare, Edi Reja dhe Etrit Berisha si dhe gazetari dhe komentatori sportive, Dritan Shakohoha.
Ja si votuan përfaqësuesit e Shqipërisë në këtë anketë për trajnerin dhe lojtarin më të mirë:
Trajneri më i mirë
Edi Reja – Jurgen Klop, Hansi Flik dhe Julen Lopetegui
Etrit Berisha – Jurgen Klop, Hansi Flik dhe Marcelo Bielsa
Dritan Shakohoxha – Jurgen Klop, Zinedin Zidan dhe Julen Lopetegui
Lojtari më i mirë
Edi Reja – Robert Levandovski, Kristiano Ronaldo dhe Kilian Mbape
Etrit Berisha – Lionel Mesi, Robert Levandovski dhe Kilian Mbape
Dritan Shakohoxha – Kristiano Ronaldo, Lionel Mesi dhe Robert Levandovski