Saturday, May 18, 2024

Debati Lugji-Lekiqi për Vllazninë. Ish futbollisti kritik për kueblutë, reagon trajneri i portjerëve

Lexo

Çështja Da Silva, dhe probleme të tjera rreth funksionimit të Vllaznisë kanë qënë pjesë e diskutimit në emisionin Sport Show të TV1 Channel mbrëmjen e së hënës. Krahas vlerësimit dhe përgëzimit për lojën e mirë të kuqebluve, analisti i sportit Fatmir Lugji, njëherësh ish futbollist i Vllaznisë, ka përcjellë kritika në adresë të stafit për ndërrimin e brazilianit Da Silva gjatë ndeshjes Tirana-Vllaznia, por edhe për probleme të tjera organizative të klubit kuqeblu.

“Mendoj se stafit teknik, edhe pse mbivlerësohet kjo ndeshje, duhet ta shohin në radhë të parë portjerin. Portjeri është pika e fortë por është edhe pika e dobët. Po ashtu mbrotja, ka shumë koridore, në qoftëse sulmuesit e Tiranës do të ishin në përformancën e tyre më të mirë do të rrezikonin seriozisht Vllazninë. Ka shumë koridorë, sidomos kur mbrojtësit anësorë, i majti dhe i djathti, me mendimin e daljes në sulm për të ndihmuar ekipin lënë shumë hapësira në prapavijë. Gjithashtu, problemi është sulmi. Në qoftëse Vllaznia barazoi dhe për mua është një humbje, është përformanca e dobët e sulmit. Sidomos Aralica, i cili ka përmasat e një lojtari jashtëzakonisht të mirë, por në ndeshjen me Tiranën shpërdoroi shumë. Të paktën, tre raste ishin për gol, më e vështirë ishte me e nxjerrë jashtë topin sesa për ta futur në kuadrat. E kam thënë edhe herë tjetër, stafi mjekësor duhet të ndërgjegjësohet. Nuk mund të japin absolutisht askush rekomandim që t’i thonë trajnerit për zëvendësim. Nëse Da Silva, qëndroi 2-3 minuta për disa gërvishje për rikuperimin duhet patjetër që edhe një përfaqësues i stafit teknik të shkojë për ta parë nga afër. Dhe, përpara se të thotë dikush tjetër për ta zëvendësuar lojtarin e dëmtuar, duhet të merret edhe mendimi i tij. Ne kemi eksperienca në futbollin ndërkombëtar, por edhe në atë kombëtar, ku përshembull Gjinali ka luajtur ndaj Gjermanisë me krahun e thyer, ka luajtë Medin Zhega me klavikur të thyer, shumë futbollistë që kanë goditje në kokë, vazhdojnë të luajnë të fashuar dhe nuk bëhet ajo hata.”, ka qënë ndër të tjera komenti i ish futbollistit kuqeblu, Fatmir Lugji.

Nga ana tjetër, duket se kritikat e Lugjit nuk janë pritur mirë nga kampi kuqeblu, gjë të cilën e ka bërë të ditur përmes një lidhje telefonike me studion, trajneri i portjerëve, Ideal Lekiqi.

“Në protokollin shëndetësor të një ndeshje të kampionatit shqiptar, ekskluzivitetin e ka vetëm stafi mjekësor në momentin kur lojtari dëmtohet. Dhe, në rastin konkret, ka qënë vetëm stafi mjekësor, i cili ka bërë shenjë nga pankina që lojtari duhet të zëvendësohet. Një kjo. E dyta, nëqoftëse lojtari ka gjakderdhje të vazhdueshme, është arbitri kryesor, i cili nuk lejon vazhdimin e lojës me praninë e atij futbollisti në fushë. Ndërkohë, kur të hedhni baltë mbi personat që kanë një kontribut të jashtëzakonshëm në futbollin shkodran dhe atë shqiptar, si doktor Zyhdi Çoba dhe të përmendësh stafin jo professional, mua nuk më duket etike. Aty bëhet një punë që nuk mund ta hedhin poshtë asnjë njeri.”, ishte reagimi i pjesëtarit të styafit teknik kuqeblu, trajnerit të portjerëve, Ideal Lekiqi.

Ndërhyrjen e Lekiqit, analisti Lugji e ka quajtur të pavend. Ai madje, jo vetëm që nuk është tërhequr nga qëndrimi i tij kritik, por ka kërkuar publikisht një debat të hapur në studiot televizive sportive me përfaqësues të Klubit të Futbollit Vllaznia rreth situatës në fjalë duke qënë i bindur se kritikat e tij rreth Vllaznisë nuk mund t’ia kundërshtojë askush.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img