Sunday, May 5, 2024

(Intervista) Trajneri kuqeblu Bledar Gjeçaj, analizon përballjen e Ligës Unike, Ylli-Vllaznisë(86:67)

Lexo

 

Java e tetë e Ligës Unike regjistroi humbjen e shtatë të Vllaznisë në këtë kompeticion, teksa u mund në transfertë nga Golden Eagle Ylli me rezultatin 86-67, trajneri kuqeblu Bledar Gjeçaj ka analizuar ndeshjen në një intervistë të dhënë menjëherë pas ballafaqimit në fjalë.

Ishte një start i vështirë i ndeshjes, e keni ditur që Ylli është një prej skuadrave më kualitative, por zhvilluat një ndeshje të mirë disiplinore, të paktën në çerekun e pare. Çfarë mund të kishit mundur të bëni më mirë?

Para se të filloj të analizoj lojën, dua të theksoj që ne vijmë nga një problem që na ka ndodhur në shoqatën tonë ku është larguar presidenti dhe unë po drejtoj skuadrën vullnetarisht sepse jam edhe trajner i ekipit të femrave. Jam larguar nga skuadra para 3-4 vjetve, por jam pjesë e kryesisë. Duke qenë përballë kësaj emergjece, erdha në krye të ekipit. Kemi larguar pjesën më të madhe të amerikanëve dhe nga kjo kemi shumë probleme pasi lojtarët vendorë kanë pasur shumë pak hapësira, gjë që u shikua dhe sot. Kam shumë vërejtje tek loja e skuadrës, sidomos në pjesën e mbrojtjes sepse duhet angazhim më i madh. Gjithashtu edhe tek pjesa e sulmit nuk qarkullohet topi sepse dua që topi të lëvizë tek të gjithë lojtarët, por duhet të kemi parasysh që përballë kishim një ndër skuadrat më të mira të Kosovës, me lojtarë shumë të mirë dhe kemi disnivele me skuadrën tonë kshtuqë diferencat do të bëhen në fushë. U munduam në fillim të lojës të mbanim pak ritmin. Kam aktivizuar të gjithë lojtarët pasi kemi shumë vështirësi, madje dhe sot ishim në dilemë të vinim apo jo, por vendosëm të respektonin Ligën Unike. I uroj kundërshtarit suksese, ishte një ndeshje fair.

Duke shikuar këtë situatë, jeni në një pozitë të vështirë në renditjen në tabelë. Bashkë me problemet që cekët, a ka shpresa të vogla që Vllaznia të arrijë ta ngre nivelin që të vazhdojë më tej?

Unë kam marrë ekipin para 5 ditësh. Ekipi në kampionat ka humbur edhe me vendin e fundit, brenda në Shkodër. U kthjelluam pak këtë javë që luajtëm çerekfinalen e Kupës dhe fituam me Partizanin dhe u kualifikuam, por përsëri skuadra ka shumë probleme. Situata është shumë e vështirë, por ndoshta me ndihmën edhe të disa dashamirëve të tjerë që jemi një grup që po punojmë për këtë drejtim, uroj që ta kalojmë me sukses, por t’ia lëmë kohës.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img