Trajneri Nevil Dede, duke folur në emisionin “Skaner” në MCN TV për Partizanin, u ndal te rezultatet e fundit.
Sipas tij, me Abilaliajn të kuqtë fitonin me nga një gol, sepse nuk pësonin, ndryshe nga ajo që po ndodh tani.
Pesë fitoret e Abilaliajt ishin me një gol në fund. Pastaj ishin 5-6 barazime radhazi. Fitoret me nga një gol. Partizani në këtë periudhë, kur shënonte, nuk pësonte.
Tani Partizani ka qenë në avantazh dhe është përmbysur nga Laçi dhe Dinamo. Lind pyetja: Lojtarët e Partizanit e dinin që po luanin një derbi ndaj Dinamos apo jo?!