Monday, May 6, 2024

(Video) Intervista-Erdhi nga stoli, dhe shënoi në prekjen e parë të topit. Mehdi Çoba: “I kënaqur që i dhashë fitoren Vllaznisë ndaj Teutës. Goli shkon për tifozët, radhën e ka Egnatia”

Lexo

Sulmuesi i krahut hyri në fushë si zëvendësues në minutën e 82-ë dhe pas 30 sekondash në fushë, me prekjen e parë të topit çoi sferën në rrjetë për t’i dhënë tri pikët ekipit të tij. Në përfundim të ndeshjes, Çoba dha edhe një prononcim për “Panorama Sport”. Sulmuesi u shpreh se në çdo ndeshje kërkon që të shënojë, ndërsa nuk shqetësohet pse nuk u përzgjodh titullar nga trajneri Osmani.

Çoba, arritët një gol që me prekjen e parë…

Nuk e mendova shumë, por unë futem gjithmonë me besimin që të shënoj gol dhe këtë ndeshje u shpërbleva.

Besoj shumë i kënaqur me golin e shënuar?

Shumë i kënaqur, por më shumë për tri pikët e fituara.

Ju vjen keq që e nisët nga stoli këtë takim?

Jo, nuk më vjen keq, por ajo është përzgjedhje e trajnerit. Unë kur të më jepet mundësia do të kërkoj që të bëj më të mirën.

Shikojmë një Çobë tjetër. Mund të thoni se çfarë ka ndryshuar te ju?

Unë ndihem mire këtu. Drejtuesit dhe stafi teknik po më japin një vlerësim maksimal.

Keni një dedikim për golin?

Shkon për tifozërinë, familjen time dhe ekipin.

A i vështirësoi punët barazimi i përkohshëm i Teutës?

E vështirë ishte sepse kur shënon gol dhe pëson tjetër gol përsëri, vështirësohen gjërat. Por, në fund ia dolëm të shënonim golin dhe morëm tri pikë shumë të rëndësishme.

Tani jeni barazim me Partizanin, a pretendoni për më lart?

Arritëm Partizanin dhe shpresoj që të kapim edhe vendin e dytë, pse jo. Pastaj kemi ndeshjen me Egnatian që në Shkodër nuk do të jetë e lehtë për ta dhe ne do të hyjmë në fushë për tri pikët.

Admir URUÇI

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img