Java e pestë e Kampionatit Kombëtar së Dytë ka në kalendar një ndeshje interesante. Bëhet fjalë për debin shkodran, Vllaznia B-KF Shiroka, takim i planifikuar për t’u luajtur sot në stadiumin “Reshit Rusi” prej orës 15:30.
Krahas duelit Vllaznia B-Shiroka, po sot, për grupin A të Kategorisë së Dytë luhen edhe dy ndeshje të tjera: Basania-Erzeni dhe Naftëtari-Lushnja, të cilat nisin prej orës 13:30.
Në prag të ndeshjeve të javës së pestë, Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Dytë e kryeson Gramshi me 13 pikë e ndjekur nga Vllaznia me 12 dhe Lushnja me 9 pikë. Më pas renditen Erzeni 6 pikë, Luzi i Vogël dhe Tërbuni nga 5, Partizani, Basania, Naftëtari nga 4, Shiroka, Veleçiku dhe Eagle Football nga 3 pikë.


