Dinastia vazhdon, djali i vogël i Zidane firmos me Betis

Dinastia Zidane vazhdon. Pas Lucas, portier i Eibar, Theos, mesfushor i Real Madrid Castilla dhe Enzos, mesfushor që ka luajtur me Alavés, Almería dhe Rayo Majadahonda (aktualisht lojtar i lirë), edhe djali më i vogël i Zinedine Zidane është gati për të nisur një aventurë në futbollin profesionist.

Elyaz është shumë pranë transferimit te Betis. Më i vogli i djemve të Zinedine Zidane është gati për të bërë hapin e madh në karrierë. 18-vjeçari (i mbushi në 26 dhjetor të vitit të kaluar) do të firmosë një kontratë 3 vite e gjysmë me Betisin e Seviljes.

Elyaz luan si mbrojtës i majtë dhe ka spikatur në skuadrat e moshave të Realit të Madridit. Por aktivizimi i pakët nga Álvaro Arbeloa te Real Madrid U19 ka detyruar lojtarin që të provojë një aventurë të re te Betisi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu