Sunday, November 24, 2024

Dorëhiqet nga drejtimi i kombëtares italiane, Roberto Mançini gati të firmosë në Arabinë Saudite

Lexo

Ish trajneri i kombëtares italiane, Roberto Mançini, pritet të firmosë në Arabinë Saudite. Destinacioni është në Riad, atje ku mediet vendase e komentojnë Roberto Mançinin si trajnerin e duhur për kombëtaren e “Jeshilëve”. Nga sa mësohet se tratativat janë aq të avancuara sa flitet edhe për shifra konkrete.

Burimet në fjalë bëjnë të ditur se kontrata e ardhshme e Mancini-t do të jetë 3-vjeçare ndërsa paga vjetore pritet të jetë plot 30 milionë euro. Kanë qenë këto shifra që kanë shtyrë ish-komisarin teknik të Italisë që të largohet në atë mënyrë nga stoli i njërës prej kombëtareve më prestigjoze të planetit.

Sipas komenteve mediatike, mes Federatës Arabe të Futbollit dhe Mancini-t tratativat kanë nisur që në muajin qershor. Nëse gjithçka do të mbyllet me sukses atëherë italiani do të jetë në krye të pankinës të Arabisë Saudite më 8 dhe 12 shtator kur Arabia Saudite ka në program që të luajë dy miqsore respektivisht kundër Kosta Rikës dhe Koresë së Jugut. Ndërsa në nëntor Mancini nis aventurën e kualifikueseve për në Botërorin e 2026-ës ku Arabia Saudite ndodhet në të njëjtin grup me përfaqësuese si Jordania, Taxhikistani dhe njëra mes Kamboxhias ose Pakistanit.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img