Saturday, July 27, 2024

Zyrtare- Sead Halilagiç, është drejtori i ri i Akademisë Vllaznia

Lexo

U përfol që ditën e djeshme se ish drejtuesi i Akademisë së klubit të njohur turk Beshiktash, Sead Halilagiç do të ishte drejtori i ri i Akademisë Vllaznia, dhe një gjë e tillë është bërë realitet sot.

Është vetë Klubi i Futbollit Vllaznia, që nëpërmjet njoftimit zyrtar bën të ditur se ka mbyllur gjithçka në lidhje me emërimin e tij në krye të Akademisë së Futbollit Vllaznia.

“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se z. Sead Halilagiç do të jetë drejtori i ri i Akademisë Vllaznia. Ashtu siç kemi bërë të ditur edhe më përpara, Akademia ka hyrë në një fazë të re ristrukturimi dhe për këtë arsye, kemi zgjedhur edhe një drejtues të ri për të. Jemi shumë të bindur se z. Halilagiç me përvojën e tij të madhe, por edhe me profilin e lartë si drejtues edhe i Akademisë së klubit të njohur turk Beshiktash, do të sjellë risitë e duhura edhe tek Akademia jonë.”, thuhet në njoftimin  zyrtar të klubit kuqeblu.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img