Saturday, July 27, 2024

Conference League- Astana-Partizani, sot ora 16:00- Faza “Play-Off”

Lexo

Faza “Play-Off” e Ligës së Konferencës do të ndiqet me mjaft interes pasi kampionët e Shqipërisë kanë shanse të mira për të qenë pjesë në fazën finale të kompeticionit 2-vjeçar.

Partizani do të zbresë sot në fushë për ndeshjen e parë ku përballë do të ketë skuadrën e Astanës. Të kuqtë synojnë që të marrin maksimumin në një transfertë mjaft delikate, ku në fakt pritet që të jetë edhe shumë e vështirë.

Si Partizani, ashtu edhe Astana vijnë në këtë tur si skuadra të eliminuara nga Liga e Kampioneve, aty ku së fundmi ishte Ludogoretsi, skuadra që eliminoi kazakët, ndërkohë që Partizani eliminohej nga BATE Borisov që në turin e parë të Championsit.

Ndeshja që do të nisë në orën 16:00 me orën tonë lokale. Takimi i kthimit do të luhet pas një jave në “Elbasan Arena”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img