Wednesday, October 30, 2024

Dunga, përshëndetje speciale nga Japonia për Vllazninë!

Lexo

Nga Japonia, atje ku tashmë është zyrtarisht pjesë e klubit Saga Tosu, sulmuesi Ismael Dunga e ka parë të arsyeshme të përcjellë një përshëndetje speciale për të gjithë familjen Vllaznia, siç e quan ai. Një mesazh falenderues ky nga ana e Dungës që vjen nga mbresat pozitive që ai ka kaluar në qytetin verior aq sa ishte pjesë e skuadrës kuqeblu.

“Përshendetje! Doja t’iu përcillja një mesazh të gjithë familjes Vllaznia për gjithë atë çfarë kanë bërë për mua, e vlerësoj shumë Vllazninë. Në 3 vitet e fundit që kam jetuar në Shqipëri, mes gjithë skuadrave që kam luajtur, Vllaznia është skuadra më e mirë. Pra për gjithë tifozat e mi dhe për gjithë familjen Vllaznia dua thjesht t’iu falenderoj për çdo gjë që keni bërë për mua. Ju dua dhe kurrë nuk do të ju harroj. Do të jeni gjithmonë në zemrën time!”, shprehet Ismael Dunga nga Japonia e largët.

Më herët, në kampionatin shqiptar, 27 vjeçari Dunga ishte pjesë e Luftëtarit të Gjirokastrës dhe më pas të Tiranës, prej nga u transferua në Shkodër për t’iu bashkuar kuqebluve me të cilët shkëlqeu në fushën e lojës, ku në 8 ndeshje me uniformën kuqeblu shënoi 5 gola.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img