Thursday, April 18, 2024

Vllaznia në merkato-Kuqeblutë firmosin edhe me Salim Cise nga Guinea

Lexo

Pas firmosjes mbrëmjen e së mërkurës me malazezin Milosh Kaleziç, Vllaznia ka bërë realitet blerjen tjetër. Këtë radhë kemi të bëjmë me një futbollist nga Guinea, sulmuesin Salim Cisse. Futbollisti në fjalë kishte ditë që stervitej në gjirin e skuadrës kuqeblu, por vetem sot ka marrë OK e drejtuesve për të qënë pjesë zyrtare e Vllaznisë.

“KF Vllaznia bën të ditur se sot ka firmosur edhe me sulmuesin Salim Cisse. Ky i fundit kishte disa ditë që ishte në provë dhe stafi teknik ka dhënë OK-in për marrjen e tij. Kuptohet që pritshmëritë janë të mëdha sepse kemi të bëjmë me një lojtar cilësor i cili është formuar tek Akademia e Sportingut të Lisbonës. Kontrata e tij është njëvjeçare, me të drejtë zgjatje edhe për një tjetër, por kuptohet që performanca e tij në këto muajt e ardhshëm do të vendosë më shumë për këtë. Mirë se erdhe tek Vllaznia Salim!”, thuhet në njoftimin zyrtar që KF Vllaznia shpoërndau për mediat.

 Sa i përket të dhënave që ofrohen për këtë futbollist, thuhet se Cise me shtatëlartësi 1.85 m karrieren e tij sportive e ka filluar në Portugali duke luajtur për Akademia de Combra në Premier Lige ku në 41 ndeshje ka shënuar 9 gola duke shënuar dy herë edhe në ndeshjet e Europa Leagues. Më vonë karriera e tij do të vazhdonte në klubin e Sporting Lisbones. Ndërkohë, lojtari ka provuar të luajë edhe në Rumani dhe së fundmi në ekipin grek të AO Egaleos. Sipas stafit teknik, Cise mendohet të zëvendësojnë sulmuesin e larguar Dunga, tashmë zyrtarisht i larguar në Japoni duke u vendosur në majë të sulmit kuqeblu.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img